Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale të diasporës për qarkun e Tiranës, duke vulosur edhe emrat përfundimtarë që do të përfaqësojnë këtë qark në Kuvendin e Shqipërisë. Mes një gare të ngushtë brenda Partisë Socialiste për mandatin e shtatë të listës së hapur, fituese doli Olta Xhaçka, e cila arriti të marrë më shumë vota se Blerina Gjylameti.
Në garën mes kandidatëve meshkuj, Orlando Rakipi siguroi më shumë vota preferenciale se Xhemal Qefalia, duke i zënë vendin në Kuvend, ndonëse të dy ishin pjesë e shtatëses fituese. Zbatimi i kuotës gjinore sipas Kodit Zgjedhor bëri që nga dy emra të PS-së – një burrë dhe një grua – vetëm një të siguronte mandatin përkatës, në varësi të rezultatit.
Partia Socialiste ka arritur të fitojë 19 mandate në total në qarkun e Tiranës – 12 nga lista e mbyllur dhe 7 nga lista e hapur. Blendi Gonxhja rezultoi kandidati më i votuar në listën e hapur për këtë qark, i ndjekur nga Erion Braçe.
Lista e plotë e kandidatëve të PS që do të jenë pjesë e Kuvendit për qarkun Tiranë:
Ndërkohë, në kampin opozitar, përfaqësimi nga lista e hapur për PD-ASHM në Tiranë u reduktua vetëm në një mandat. Në garën mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, fituese doli Tabaku, e cila i bashkohet 12 kandidatëve që u zgjodhën nga lista e mbyllur.
Lista e kandidatëve të PD që hyjnë në Kuvend nga qarku Tiranë:
Jashtë Kuvendit kanë mbetur Ilir Meta (PL) dhe Shpëtim Idrizi (PDIU), të cilët garuan në listën e hapur, por nuk arritën të siguronin mbështetjen e nevojshme për mandat.