string(51) "sekuestrohen-60-kg-kanabis-2-te-arrestuar-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 11:58

Sekuestrohen 60 kg kanabis, 2 të arrestuar në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

20/05/2025 11:58

Enea Tahir, 37 vjeç dhe Besnik Shabani 48 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar me automjet 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg).

Gjatë operacionit “Interruption 3”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues Enea Tahirin dhe pasagjer Besnik Shabanin, shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.

Pakot me lëndë narkotike dhe automjeti u sekuestruan.