string(98) "kurti-kritika0-komunave-qe-spo-bejne-kerkesa-per-banim-social-vetem-13-komuna-nga-38-kane-aplikuar"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 11:56

Kurti kritika komunave që s’po bëjnë kërkesa për banim social: Vetëm 13 komuna nga 38 kanë aplikuar

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 11:56

Albin Kurti sot ka marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të dy ndërtesave për banim të përballueshëm në Podujevë, nga ku ka kritikuar komunat duke thënë se për këtë ‘‘pothuajse trefish më e ulët është kërkesa e komunave sesa oferta e qeverisë’’, shkruan Gazeta Express.

Kurti ka thënë edhe se vetëm 13 komuna nga 38 gjithsej kanë aplikuar për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social.

Postimi:

Pothuajse trefish më e ulët është kërkesa e komunave sesa oferta e qeverisë. Vetëm 13 komuna nga 38 gjithsej kanë aplikuar për projektin e Banimit të Përballueshëm dhe Social, përkundër mundësisë që po ofrojmë dhe nevojave të çifteve të reja dhe prindërve vetushqyes anekënd vendit.

Pas Istogut e Gjilanit, sot ishim në Podujevë për të vendosur gurthemelin e dy ndërtesave me 133 njësi banesore, prej të cilave 106 janë të dedikuara për banim të përballueshëm dhe 27 për banim social. Ato do të shtrihen në një sipërfaqe ndërtimi prej më shumë se 20 mijë metra katrorë, arrijnë një vlerë investimi prej afër 13.6 milionë euro dhe pritet të përfundojnë brenda 3 vjetëve. Janë katër tipe të banesave: 53 m2, 66 m2, 77 m2 dhe 87 m2, prej të cilave shumica (55%) janë të këtij tipi të tretë (77 m2).

Në më pak se një muaj kemi nisur punimet për ndërtimin e gjithsej 269 njësive banesore – 215 banesa për banim të përballueshëm dhe 57 për banim social. /Express