Është publikuar fotoja e viktimës së atentatit të mbrëmshëm në qytetin e Durrësit.
Ermir Dedja sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur autorët, ende të paidentifikuar, i zunë pritë dhe e qëlluan me breshëri kallashnikovi.
Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka si motiv përplasjen mes grupeve kriminale.
Ermir Dedja rezulton të ketë lidhje me Aldo Avdylajn, nipin e Astrit dhe Altin Avdylajt, krerëve të grupit kriminal me bazë në Shijak.