string(100) "kallas-ne-kosove-e-serbi-mediat-serbe-ne-beograd-arrin-me-21-maj-programi-zyrtar-i-vizites-me-22-maj"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 11:34

Kallas në Kosovë e Serbi, mediat serbe: Në Beograd arrin më 21 maj, programi zyrtar i vizitës më 22 maj

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 11:34

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë dhe Serbi këtë javë.

Duke cituar informacione jozyrtare, mediumi serb “Blic” ka raportuar se Kallas do të shkojë në Serbi mbrëmjen e 21 majit, ndërsa programi zyrtar i vizitës do të fillojë më 22 maj.

Ky medium raportoi se gjatë bisedimeve të saj me zyrtarët serbë në fokus do të jenë dy tema – marrëdhëniet me Rusinë dhe dialogu me Kosovën.

Kallas derisa ishte në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian foli për pritshmëritë e Unionit për normalizim të marrëdhënieve.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesin e ri dhe presim normalizimin e marrëdhënieve sigurisht”, kishte thënë Kallas.

Në Tiranë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka folur edhe presidenti francez Emmanuel Macron një ditë pas samitit.

Ai kishte thënë se shpreson për rinisje të këtij procesi, ndërsa tha se do të vazhdojnë të angazhohen krahas partnerëve europianë që “gjërat të avancojnë në Kosovë”.

“Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin sepse secili vend është përballur me vështirësi politike sociale. Është e rëndësishme për gjithë rajonin”, kishte thënë Macron./Express/