string(91) "bild-publikon-fotografine-e-kosovarit-qe-dyshohet-se-theri-me-thike-tre-persona-ne-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 10:28

Bild publikon fotografinë e kosovarit që dyshohet se theri me thikë tre persona në Gjermani

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 10:28

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin gjerman të Halle (Saale) të dielën në mesditë, ku një burrë goditi me thikë disa persona përpara një ndërtese banimi në zonën e njohur si Magistrale. Policia atje ka dalë me detaje të reja për ngjarjen.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia gjermane, tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmit – ndër ta edhe një vajzë 11-vjeçare, raporton Focus.de

Sipas njoftimit, burri që dyshohet se ka kryer aktin, është një 46-vjeçar nga Kosova

Bild ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit menjëherë pas arrestimit të tij.

Zyra e prokurorit publik të Halle, ka bërë të ditur se 46 vjeçari është liruar nga paraburgimi të hënën pasdite.

“Bazuar në rezultatet e hetimit deri më tani, nuk ka më dyshime të forta për një tentativë vrasjeje”, tha prokurori Dennis Cernota, raporton Bild

Autoritetet thanë se të plagosurit janë një burrë 29-vjeçar me plagë të rënda, një burrë tjetër 47-vjeç me lëndime të lehta dhe një vajzë e mitur që fatmirësisht ka pësuar vetëm plagë të lehta me prerje. Të tre janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Sipas raportimeve të para, sulmit i ka paraprirë një debat, ku dyshohet se shkak ka qenë zhurma që po bënin fëmijët në hyrje të banesës. Dëshmitarë okularë të cituar nga gazeta “Mitteldeutsche Zeitung” thanë se sulmuesi ka dalë nga banesa dhe ka goditur me një thikë të gjatë disa fëmijë që ishin ulur para hyrjes.