string(46) "biseda-telefonike-trump-putin-deklarohet-rusia"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 9:28

Biseda telefonike Trump-Putin, deklarohet Rusia

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 9:28

Procesi i hartimit dhe harmonizimit të tekstit të memorandumit për paqe dhe armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të jetë i ndërlikuar dhe pa një afat të përcaktuar, ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke nënvizuar se “djalli fshihet në detaje”.

Sipas mediave ruse, Peskov tha se draftet fillestare do të përgatiten nga të dyja palët – Rusia dhe Ukraina – dhe do të shkëmbehen përmes kontakteve të ndërlikuara diplomatike për të arritur në një tekst unik.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një sërë bisedash telefonike me liderë botërorë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodimir Zelenski, si dhe me krerët e BE-së, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Finlandës, në një përpjekje për të ndërmjetësuar paqen.

Pas këtyre bisedimeve, Trump deklaroi se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat për një armëpushim.

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me Ukrainën për të arritur një memorandum që do të përfshijë parimet bazë të një marrëveshjeje të mundshme paqeje dhe një afat kohor për zbatimin e saj.

“Jemi dakorduar me presidentin e Shteteve të Bashkuara që Rusia do të propozojë dhe është e gatshme të bashkëpunojë me palën ukrainase për këtë memorandum”, deklaroi Putin nga Soçi, një vendpushim në brigjet e Detit të Zi.