Mbi 15 kandidatë për deputetë në listë të hapur kanë kërkuar nga KQZ pamjet filmike të numërimit të votave.
Kryesisht janë emra nga PS dhe PD, mes tyre Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja etj. Ndërkaq sipas burimeve bëhet me dije se Xhemal Qefalia e ka tërhequr prej dy ditësh kërkesën e tij dhe nuk ka pretendime.
Kërkesa e kandidatëve për deputetë në liste të hapur vjen pasi ata pretendojnë se vota ndaj tyre sipas qarqeve nuk është lexuara drejtë.
Blerina Gjylameti renditet e 23 në listën e PS në Tiranë, ajo ka marrë 6053 vota nga votat preferenciale për deputetë.
Xhemal Qefalia renditet i 18 në listën e PS në Tiranë, ai ka marrë 9822 vota.
Ilir Alimehmeti u rendit i 14 në listën e PD-ASHM në Tiranë dhe ka marrë 17,988 vota
Aulon Kalaja u rendit i 7 në listën e PD-ASHM në Qarkun Durrës, ai ka marrë 8,117 vota.