string(76) "peci-mbron-tentimet-e-vetevendosjes-vlera-e-demokracise-eshte-vota-e-fshehte"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 7:28

Peci mbron tentimet e Vetëvendosjes: Vlera e demokracisë është vota e fshehtë

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 7:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Peci, ka mbrojtur tentimet e Vetëvendosje, Guxi dhe Alternativa për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit përmes votimit të fshehtë.

Në një intervistë në Klan Kosova, Peci pretendoi se përdorimi i votës së fshehtë nuk përbën shkelje të procedurave, por sipas tij, është “vlerë e demokracisë”.

“Vlera e demokracisë është vota e fshehtë. S’po shkelet procedura për shkak se aty thuhet ‘votimi lejohet edhe i hapur edhe i fshehtë’. I hapuri s’kishte sukses, kthehemi tek i fshehti. Ata po e mohojnë. Pse? A kanë pasiguri? Pse mos me respektu vullnetin e gjithsecilit me votën e fshehtë. Çka ka rrezik nëse ti e shpreh bindjen tëndë politike përmes votës së fshehtë”, tha ai.