Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Patos, në fshatin Portëz. Një makinë tip Ford është përplasur me autobusin e linjës Fier-Roskovec.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i makinës Ford dhe është dërguar në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Ndërsa në vendgjarje ndodhet policia e cila po vijon në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.