Prokuroria autorizon Policinë të grumbullojë prova për "mungesën e trajtimit të mbeturinave" në Prishtinë - Gazeta Express
string(103) "prokuroria-autorizon-policine-te-grumbulloje-prova-per-mungesen-e-trajtimit-te-mbeturinave-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 16:48

Prokuroria autorizon Policinë të grumbullojë prova për “mungesën e trajtimit të mbeturinave” në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 16:48

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informata dhe prova në lidhje me “mungesën e trajtimit të mbeturinave dhe situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mosgrumbullimit të tyre”, njoftoi organi i akuzës.

“Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore në Prishtinë, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë, që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,  bazuar nga neni 338 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë se “mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin me prioritet të çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik”.

Tash e disa ditë Prishtina po përballet me mbeturina të shumta përreth kontejnerëve nga mosgrumbullimi i tyre.

Kompania “Pastrimi” ka thënë se e ka bojkotuar punën për shkak se komuna i ka borxh 2.7 milionë euro. Ndërsa Komuna e ka akuzuar menaxhmentin për situatën e krijuar.