Basha thotë se VV-ja u tregua konstruktive, sipas tij bllokues janë ata që votojnë kundër
Lajme
Gazeta Express
19/05/2025 12:15
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se partia e tij është treguar konstruktive, por i njëjti i akuzoi partitë e tjera se me votë kundër po bllokojnë konstituimin e Kuvendit.
Basha u shpreh para mediave sot se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë opsion për VV-në pasi tha se “ka pasur zgjedhje”.
“Me rëndësi është që VV-ja tashmë është treguar konstruktive që për qëllim ka pasur zhbllokimin. Bllokues janë ata që po votojnë kundër”, ka thënë Basha.