string(99) "kadrijaj-dehari-kerkoi-konsultim-qe-seancat-te-mbahen-cdo-jave-refuzuam-te-gjitha-partite-opozitare"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 11:19

Kadrijaj: Dehari kërkoi konsultim që seancat të mbahen çdo javë, refuzuam të gjitha partitë opozitare

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 11:19

Deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, pas dështimit të seancës, tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi të konsultohen që seancat të zhvillohen çdo javë.

“Normal që u refuzua nga të gjitha partitë opozitare sepse është shkelje e Kushtetutës sepse me Kushtetutë thuhet çdo 48 orë, andaj ne nuk pranuam”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se sot do t’i dërgojnë në Kushtetuese komentet.

“Tash po nisemi për në Gjykatën Kushtetuese, është afati i fundit për dërgimin e komenteve. I kemi hartuar disa komente në mbështetje të asaj që kemi dërguar dhe arsyetimin se pse duhet të trajtohet me seriozitet”, tha ajo. /GazetaExpress/