Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka folur për orientimin e tij seksual dhe përpjekjet e tij për të promovuar diversitetin dhe të drejtat e individëve.
“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm. Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju. Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj”, shtoi ai gjatë një interviste për “Dita Jonë” në A2 CNN