string(88) "zogaj-ne-kerkojme-qasje-serioze-per-dalje-nga-ngerci-presim-qe-vv-ti-ftoje-partite-tjera"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 10:29

Zogaj: Ne kërkojmë qasje serioze për dalje nga ngërçi, presim që VV t’i ftojë partitë tjera

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 10:29

Para nisjes së vazhdimit të seancës konstituive, deputeti i zgjedhur i LDK’së, Alban Zogaj, ka thënë se nuk pret asgjë ndryshe nga herët tjera.

“Sepse nuk mund të ketë ndryshime nëse nuk ka ndryshim të rrethanave. Ne nuk po shohim që ka ndryshim të rrethanave, madje nuk po shohim as qasje serioze për me ndryshu diçka. Siç shihet nuk ka kurrfarë urgjence, po vijmë çdo 48 orë, është bërë absurde. Unë një ditë e kam quajtur të turpshme sepse kjo kështu para qytetarëve edhe neve po na bën me u ndi keq”, tha ai.

“Ne kërkojmë qasje serioze në dalje nga ngërçi politik, e qasja serioze nënkupton komunikim, komunikim i partisë së parë me të tjerët në mënyrë që me dalë prej ngërçit”, tha ai.

Zogaj kur u pyet nga gazetarët për refuzimin e VV’së nga LDK, ai tha se presin që partia e parë t’i ftojë partitë tjera.

“Ne presim që me i ftu edhe të tjerat, le të vazhdon me të tjerat. Ne e kemi refuzu, dëshirojmë me qëndru në pozicionin tonë sepse ekziston një hendek i madh mes LDK’së dhe VV’së, të cilin hendek e kemi shpjegu shumë herë”, tha ai. /GazetaExpress/