Begaj uron Presidentin e zgjedhur të Rumanisë, Nicusor Dan: Pres me kënaqësi të punojmë së bashku
Shqiperi
Gazeta Express
19/05/2025 9:12
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Rumanisë, Nicușor Dan, për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 18 maj 2025. Dan, ish-kryetar i Bashkisë së Bukureshtit, doli fitues përballë kandidatit rival George Simion.
“Urime NicusorDanRO për zgjedhjen tuaj si President i Rumanisë. Shqipëria dhe Rumania gëzojnë marrëdhënie shumë të mira dhe miqësore. Pres me kënaqësi të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të tyre në dobi të popujve tanë miq”, u shpreh Presidenti Begaj në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale.