string(38) "kryediplomati-turk-sot-viziton-serbine"

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 8:37

Kryediplomati turk sot viziton Serbinë

Lajme

Gazeta Express

19/05/2025 8:37

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, sot do ta vizitojë Serbinë.

Siç raporton TRT Global, ai do të pritet nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, derisa pritet të takohet edhe me homologun e tij Marko Gjuriq.

Në këto takime do të diskutohet për bashkëpunimin shumëdimensional midis Turqisë dhe Serbisë.-Advertisement-

Kryediplomati do të theksojë gjithashtu angazhimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Serbinë në atë kontekst, transmeton Klankosova.

Sipas TRT Global,Hakan Fidan, pritet ta theksojë nevojën për një qasje të ekuilibruar dhe të qetë ndaj situatës në Bosnjë e Hercegovinë, duke theksuar njëkohësisht vlerën e ruajtjes së një dialogu të hapur.

Gjithashtu do ta theksojë rëndësinë e unitetit rajonal në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe nevojën për ta forcuar bashkëpunimin dhe solidaritetin në të gjithë rajonin.