Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Jozefin Marku, ka folur për herë të parë në “Goca dhe Gra”.
Ai iu përgjigj pyetjes për akuzave që qarkullojnë, ku thuhet se ai i ka ushtruar dhunë ish-partneres në Zvicër.
“A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?”, iu drejtua Loredana Brati.
“Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin. Dikush nëse unë kam bërë një gjë të tillë, në qoftë se tregojnë letrat, unë e di si jam vetë, kanë hedhur shumë gjëra për mua”, tha ai.
Tutje shtoi: “Unë e njoh veten e di çfarë kam bërë. Fama nuk është e lehtë. Mundet të dalë dikush me prova… nuk janë aspak të vërteta”.
Kjo erdhi pas sherrit me Gjestin në Big Brother, ku e goditi me shuplakë në momentin që doli nga shtëpia.
I njëjti tha se ndjen keqardhje, por që tani është fokusuar në jetë dhe karrierë. /Telegrafi/