Një numër i madh qytetarësh vazhdojnë të bllokojnë hyrjet e gjykatës së Novi Sadit, për të pestën ditë radhazi. Sipas raportimeve, qytetarët janë shpërndarë në të gjitha hyrjet e gjykatës dhe prokurorisë, ndërsa pranë tyre është i pranishëm edhe një numër i vogël i forcave të policisë të pajisura me mjete për shpërndarjen e demonstratave.
Në orën 5:45, të gjitha katër hyrjet e ndërtesës së gjykatës dhe prokurorisë ishin bllokuar. Forcat speciale të policisë mbërritën rreth orës 5:30, raporton N1.
Kjo protestë është organizuar si mbështetje për profesoreshën Marija Vasiq, e cila ka filluar një grevë urie dhe dehidrimi në burg. Pas dy ditësh, kur ajo ka kolapsuar, ajo është dërguar në spitalin e burgut në Beograd. Që atëherë, familja, avokatët dhe miqtë nuk kanë marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.
Milan Canak, djali i profesoreshës Vasiq, iu drejtua protestuesve dhe tha se familja nuk ka marrë asnjë informacion rreth gjendjes shëndetësore të nënës së tij që nga e premtja e kaluar. Profesoresha Marija Vasiq kishte nisur grevën e urisë dhe dehidrimit të martën e kaluar, por pas dy ditësh ka pësuar një kolaps, dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e burgut në Beograd. Megjithatë, që atëherë, nuk është dhënë asnjë informacion për gjendjen e saj, duke ngritur shqetësime të mëdha në lidhje me trajtimin e saj.
Protestat dhe bllokadat vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut, ndërsa kërkesa kryesore mbetet të merret një përgjigje zyrtare për gjendjen shëndetësore të profesoreshës Vasiq dhe përkushtimi i autoriteteve ndaj të drejtave të saj.