Sot në Kosovë na pret mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pasdite pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe pritet të zhvillohen kryesisht në gjysmën veriore të Kosovës, ndërsa më pak zhvillime priten në jug të vendit. Do të fryjnë erëra nganjëherë-vende-vende të fuqishme nga jugperëndimi, ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Vende-vende priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por në shumë vise nuk priten fare reshje. Më shumë probabilitet për reshje do të ketë në veri të Shqipërisë, pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës me reshje të izoluara.
Të martën na pret mot pak më i qetë dhe pak më ngrohtë, me diell dhe vranësira lokale ku ka mundësi për ndonjë zhvillim të izoluar, ndërsa të mërkurën prapë priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan