string(72) "tragjike-ne-fier-te-shqiperise-shembet-muri-dhe-ia-merr-jeten-4-vjecares"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2025 15:44

Tragjike në Fier të Shqipërisë, shembet muri dhe ia merr jetën 4-vjeçares

Lajme

Gazeta Express

18/05/2025 15:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në në fshatin Suk2 të bashkisë Roskovecit, në familjen e Ledi Toska.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një vajzë e mitur 4 vjeçe ka gjetur vdekjen teksa ka qenë duke luajtur pranë murit rrethues të banesës së saj. Burime informacioni pohojnë gjithashtu se muri është shembur e për pasojë vajza 4-vjeçare është goditur dhe ka gjetur vdekjen.

Të pranishmit që e kanë parë ngjarjen janë munduar ti japin ndihmën e parë mjekësore por pa asnjë rezultat.

Është njoftuar policia dhe ambulanca ku e mitura është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Roskovecit ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.