string(62) "keller-sutter-dhe-zelensky-diskutojne-ne-rome-per-armepushimin"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2025 11:32

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Lajme

Gazeta Express

18/05/2025 11:32

Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, zhvilloi të shtunën në mbrëmje një takim në Romë me homologun e saj ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku diskutuan për zhvillimet e fundit në Ukrainë, veçanërisht pas takimit midis delegacioneve ukrainase dhe ruse në Stamboll, shkruan RTS, , transmeton albinfo.ch.

Gjatë bisedimeve në kryeqytetin italian, dy udhëheqësit u fokusuan te nevoja për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm. Ata diskutuan gjithashtu çështje humanitare urgjente, duke përfshirë pastrimin e minave, sigurinë e shkollave dhe strehimet kundër bombave, siç theksoi Zelensky në Telegram. Ndërkaq, Karin Keller-Sutter i ofroi sërish Zvicrës si ndërmjetës dhe mbështetëse në përpjekjet për paqe.

Presidenti ukrainas u takua gjithashtu me kryeministrin kanadez Mark Carney, ku u diskutuan sfidat e sulmeve me raketa dhe dronë, dhe nevoja urgjente e Ukrainës për më shumë sisteme mbrojtjeje ajrore, transmeton albinfo.ch.

Takimet u zhvilluan në kuadër të eventit në Romë për inaugurimin e Papës së ri, Leo XIV, që pritet të mbahet të dielën në Vatikan.

Në një zhvillim të lidhur, ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin të hënën për të diskutuar mundësinë e një armëpushimi dhe për të dhënë fund gjakderdhjes në Ukrainë. Trump shprehu shpresën se kjo do të ishte “një ditë produktive” dhe se lufta e dhunshme do të përfundojë së shpejti.