Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pouskë të Prizrenit, ku një 19-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.
Për gjendjen e tij për Express ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
“Po te na është, i kemi kry të gjitha ekzaminimet e duhura, gjendja është e rëndë , është në aparat me frymarje të asistuar, trajtimi do të vazhdojë në MIQ”, tha ai.
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...