Një 28-vjeçar është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, Tiranë, dhe më pas është arrestuar nga policia pasi armën e posedonte pa leje. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20 të datës 18 maj 2025.
I plagosuri, Kristjan Kaçorri , 28 vjeç, u paraqit për mjekim në spital me plagë në këmbë. Policia e Komisariatit Nr. 2 nisi menjëherë hetimet dhe arriti të dokumentojë ngjarjen, duke arrestuar tre shtetas dhe shpallur një tjetër në kërkim.
Të arrestuarit janë:
Kristjan Kaçorri , 28 vjeç, banues në Tiranë,
Airold Cami 33 vjeç, banues në Tiranë,
Arnold Malci, 30 vjeç, banues në Tiranë, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi:
E. E., 41 vjeç, banues në Kuçovë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se pas vetëplagosjes së Kaçorrit, Airold Cami dhe E. E. kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën, duke i fshehur jashtë lokalit, ndërsa Arnold Malci ka ndërhyrë për të pastruar vendin e ngjarjes.
Arma e zjarrit tip pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.