Therje me thikë në një kafeteri të Prishtinës, nga Emergjenca flasin për gjendjen e dy të lënduarve
Lajme
Gazeta Express
17/05/2025 21:44
Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë.
Mjeku Ejup Govori për Gazetën Express tha se pacientët kanë pasur lëndime në ekstremitetet e sipërme dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Dy pacientë të lënduar me mjet të mpreht me lëndime në ekstremitete të sipërme. Njëri është trajtuar në emergjencë dhe është liru, tjetri është në trajtim e sipër nga kirurgu plastik.”, tha Govori për Gazetën Express.