string(106) "osmani-per-biseden-qe-pati-me-macron-ne-tirane-vizion-i-perbashket-per-te-ardhmen-euroatlantike-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 21:05

Osmani për bisedën që pati me Macron në Tiranë: Vizion i përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 21:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me presidentin francez Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), që po mbahet në Tiranë.

Përmes një postimi në platformën X, Osmani e ka vlerësuar këtë takim si një mundësi të çmuar për të diskutuar mbi partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe për të riafirmuar vizionin e përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Një mundësi e vlefshme për të biseduar me Presidentin @EmmanuelMacron në Tiranë rreth partneritetit Kosovë–Francë dhe vizionit tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës,” ka shkruar Osmani.