string(103) "jashari-per-propozimin-e-deharit-vv-po-perpiqet-te-kontrolloje-dhe-kurdise-procesin-kur-i-konvenon-asaj"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 17:02

Jashari për propozimin e Deharit: VV po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin kur i konvenon asaj

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 17:02

Sala Jashari, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës dhe bashkëkryesuese e seancës konstituive, ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që seanca të mbahet një herë në javë, duke thënë se e njëjta tregon dëshirën dhe nevojën për të zgjatur bllokadën institucionale, shkruan Gazeta Express.

Tutje, Jashari ka thënë se propozimi i VV-së është edhe dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucione të reja.

‘‘Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës’’, ka shkruar ajo.

Postimi:

Kërkesa e VV-së për ta kufizuar mbajtjen e seancave vetëm një herë në javë flet më shumë se çdo deklaratë tjetër që mund të jepet.

Kjo kërkesë tregon qartë dëshirën dhe nevojën për ta zgjatur bllokadën institucionale — një dëshmi e mungesës së vullnetit dhe aftësisë për të krijuar institucionet e reja.

Ne nuk kërkojmë seanca një herë në javë, as çdo 48 orë. Ne jemi të gatshëm të jemi të pranishëm çdo ditë, në çdo moment, në Kuvendin e Kosovës, për të punuar drejt zhbllokimit të situatës.

Kjo kërkesë e sotme është një tjetër alarm zgjimi për të gjithë. Është e qartë që VV-ja po përpiqet të kontrollojë dhe kurdisë procesin vetëm kur i konvenon asaj! /GazetaExpress