string(89) "ramadani-tregon-5-fushat-ne-cilat-ndikon-kriza-parlamentare-seshte-vetem-ceshtje-politike"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 15:27

Ramadani ‘tregon’ 5 fushat në cilat ndikon kriza parlamentare: S’është vetëm çështje politike

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 15:27

Njohësi i çështjeve politike, Burim Ramadani, ka komentuar bllokadën e krijuar në Kuvend, duke thënë se njëjta s’është vetëm çështje politike, porse e njëjta kërcënon sigurinë kombëtare dhe se dobëson institucionet e shtetit, shkruan Gazeta Express.

Ai në postimin e tij ka thënë se kriza parlamentare ndikon në pesë fusha, siç është destabiliteti politik, humbja e besimit qytetar por edhe dëme në ekonomi.

Postimi:

Kriza parlamentare në Kosovë nuk është vetëm çështje politike. Ajo po kërcënon sigurinë kombëtare, dobëson institucionet e shtetit, përkeqëson marrëdhëniet brenda-shoqërore dhe rrezikon rrugën përpara.

Janë të paktën këto pesë (5) fusha ku po ndikon kjo bllokadë parlamentare:

1. Dobësimi i institucioneve dhe bllokimi i  reformave të domosdoshme

2. Destabiliteti politik

3. Humbja e besimit qytetar

4. Ndikimi negativ në integrimin euroatlantik

5. Dëme në ekonomi dhe investime. /GazetaExpress