Krasniqi: Kurtin e pritëm në zyrat e Grupit Multietnik, biseduam për takimet me presidenten
Lajme
Gazeta Express
17/05/2025 11:06
Deputeti Elbert Krasniqi tha se janë takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në zyrat e Grupit Multietnik.
Duke mos dhënnë shumë detaje, Krasniqi tha se me të kanë folur kryesisht për takimet që i kanë pasë më presidenten Vjosa Osmani.
“Ne e pritëm në zyrat e Grupit Multietnik kryeministrin Kurti, biseduam për takimet që i ka pasë Grupi Multientik me presidenten dhe takimin e Kurtit me partitë tjera. Kryesisht ishin këto diskutime, tash po e vazhdojmë aty kemi mbetur”, tha Krasniqi para seancës./Express/