string(95) "nje-e-mitur-perfundon-ne-spital-i-ra-shenja-e-komunikacionit-qe-e-goditi-nje-person-me-rimorkio"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 8:45

Një e mitur përfundon në spital, i ra shenja e komunikacionit që e goditi një person me rimorkio

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 8:45

Një vajzë e mitur nga Landovica ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi është goditur nga shenja e komunikacionit, të cilën nga pakujdesia një person e ka goditur me rimorkio.

Burri, shtetas i Maqedonisë së Veriut, për këtë është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Landovice, Prizren 16.05.2025-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që me rimorkio nga pa kujdesia ka goditur shenjën e komunikacionit, e cila shenjë ka goditur këmbësoren femër  kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Express/