string(96) "pas-samitit-te-djeshem-rama-sot-zgjohet-me-krenarine-e-nje-dite-historike-te-europes-ne-shqiperi"

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 7:51

Pas samitit të djeshëm, Rama sot zgjohet “me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri”

Lajme

Gazeta Express

17/05/2025 7:51

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka bërë një përmbledhje të samitit të djeshëm të Komunitetit Politik Europian që solli në Tiranë liderët nga kontinenti.

“MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar sot Rama.

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave europiane dje u pritën nga Rama si nikoqir.

Komuniteti Politik Europian i sivjetshëm u mblodh nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.

Temë kryesore e këtij samiti ishte siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës.

Samiti u mbajt në një kohë kur Ukraina dhe Rusia përpiqen për bisedime për paqe që nga ditët e para të konfliktit. Megjithatë, liderët europianë dje denoncuan mosgatishmërinë e presidentit rus Vladimir Putin për t’u angazhuar realisht për paqe në Ukrainë. /Express/