Hapja e shkollës franceze “Ecole 42” në Tiranë, ish-Nënkryetarja e Prishtinës i shoqëron Macronin dhe Ramën te Piramida
Lajme
Gazeta Express
16/05/2025 22:49
Ish-nënkryetarja e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, shihet në një video teksa i shpjegon presidenti francez Emmanuel Macron kodimin në hapjen e shkollës franceze “Ecole 42”
Ajo i ka shoqëruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
‘Ecole 42’ është një shkollë prestigjioze franceze e kodimit e pranishme në 31 shtete, e cila tanimë është edhe në Shqipëri.
Më poshtë mund të shihni videon ku Macron e dëgjon me vëmendje Sahatçiun, derisa kjo e fundit i flet për kodimin.