string(106) "presidentja-osmani-takon-kryeministrin-belg-ne-tirane-belgjika-mbeshtet-integrimin-euroatlantik-te-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 20:56

Presidentja Osmani takon kryeministrin belg në Tiranë: Belgjika mbështet integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 20:56

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Tiranë me kryeministrin e ri të Belgjikës, Bart De Wever. Në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve, integrimi euroatlantik i Kosovës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon.

Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Osmani u shpreh se takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj integruese.

“Bashkë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për integrimin euroatlantik të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon, si dhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër qytetarëve tanë,” shkroi Osmani.

Ajo ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Belgjikën, duke vlerësuar lart rolin konstruktiv të këtij shteti në raport me zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.