Siria “heq dorë” nga Rusia, planifikon të shtypë valutë të re në Emiratet e Bashkuara dhe Gjermani - Gazeta Express
string(95) "siria-heq-dore-nga-rusia-planifikon-te-shtype-valute-te-re-ne-emiratet-e-bashkuara-dhe-gjermani"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 16:52

Siria “heq dorë” nga Rusia, planifikon të shtypë valutë të re në Emiratet e Bashkuara dhe Gjermani

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 16:52

Në një lëvizje që reflekton përmirësim të shpejtë të marrëdhënieve të Sirisë me shtetet arabe të Gjirit dhe ato perëndimore, vendi ka marrë vendim që të shtypë valutën e re në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Gjermani, duke i dhënë fund rolit shumëvjeçar të Rusisë në këtë proces.

Rusia, një nga aleatët kryesorë të Assadit, kishte marrë përsipër shtypjen e valutës siriane për më shumë se një dekadë gjatë luftës civile, pasi BE i vendosi vendit sanksione që ndërprenë kontratën me një kompani evropiane.

Ky lajm është bërë i ditur për Reuters nga tre burime të afërta me çështjen, ndërsa është njoftuar poashtu se pas deklaratës së Trump për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, vendi ka nënshkruar edhe një marrëveshje prej 800 milionë dollarësh me kompaninë DP World për zhvillimin e portit të Tartusit.

Autoritetet siriane nisën të shqyrtojnë mundësinë për të shtypur valutë në Gjermani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që në fillim të këtij viti, dhe përpjekjet u intensifikuan pas lehtësimit të disa sanksioneve nga Bashkimi Evropian ndaj Damaskut në muajin shkurt.

Raportohet se dizajni i ri i valutës do të heqë portretin e ish-liderit Bashar al-Assad nga një prej prerjeve të lirës siriane që ende është në qarkullim, ndërsa udhëheqësit e rinj të Sirisë po përpiqen të rimëkëmbin sa më shpejt një ekonomi të shkatërruar nga 13 vite luftë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement