string(123) "rama-e-akuzon-per-shiun-e-dendur-ne-tirane-starmer-ishte-diell-kur-zbrita-zerat-qe-moti-eshte-faji-i-britanikeve-jane-gabim"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 14:15

Rama e ‘akuzon’ për shiun e dendur në Tiranë, Starmer: Ishte diell kur zbrita, zërat që moti është faji i britanikëve janë gabim

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 14:15

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ia la fajin kryeministrit britanik për shiun në Tiranë në ditën që po mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.

Me këtë ‘akuzë’ të Ramës, Starmer u përball qysh kur zbriti nga vetura.

Të njëjtën ia përsëriti edhe gjatë samitit kur ia dha fjalën atij.

Rama vizitën e Starmer dje në Tiranë e konsideroi historike, duke thënë se “është kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që vjen ndonjëherë në Shqipëri për një vizitë dypalëshe”.

“Sollët një shi kaq të dendur”, tha Rama para se t’ia kalonte fjalën.

Por, Starmer, vendi i të cilit njihet shiun dhe motin e tij të lagësht, tha se kur arriti pati diell.

“Faleminderit Edi që na mblodhe bashkë. Dua t’ju kujtoja që kur unë zbrita dje në mëngjes ishte diell dhe kështu që këto zërat që moti është faji i britanikëve është krejt i gabuar.

“Megjithatë, na mblodhe bashkë Edi dhe është një takim shumë i rëndësishëm dhe është moment kyç për kontinentin tonë”./Express/