string(91) "edi-rama-i-priti-lideret-evropiane-ne-patika-te-bardha-erdogan-i-komenton-dicka-kur-ia-sheh"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:55

Edi Rama i priti liderët evropianë në “patika” të bardha, Erdogan i komenton diçka kur ia sheh

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:55

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Samit në Tiranë ku u prit nga kryeministri Rama.

Në kuadër të samitit Erdogan ka ardhur i shoqëruar me një pjesë të kabinetit të tij.

Ndërkohë që gjatë takimit, Erdogan i ka tërhequr vëmendjen Ramës për atletet. Ndërsa më tej, Rama e ka shoqëruar deri në gjysëm të rrugës dhe më pas është kthyer.

Ndërkohë Erdogan u shpreh për mediat se priten vendime pozitive nga Samiti që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.

“Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllain tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, ka thënë në turqisht Erdogan.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “Neë Europe in a neë ëorld”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare.