string(94) "rama-kur-trump-tha-se-zoti-e-shpetoi-se-kishte-nje-plan-per-ameriken-tha-gjysmen-e-se-vertetes"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:36

Rama: Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën, tha gjysmën e së vërtetës

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:36

Kryeministri Edi Rama, në samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se Europa ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten.

“Kur Donald Trump tha se Zoti i shpëtoi nga plumbi se i plotfuqishmi kishte një plan për Amerikën, tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Gjysma tjetër është se Zoti kishte plan edhe për Europën dhe nuk mund të ishte më e qartë sesa kaq”, tha kreu i qeverisë.

“Europa edhe njëherë ka një mundësi të dhuruar prej Zotit për të rishpikur veten. Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës, i ynë i në këtë rast, nuk është u themi rrëmbimi, por rikthim lindjeje. Rikthimi në shtëpi që gëlon nga ëndrrat e së ardhmes, e çliruar nga mitet e së shkuarës, e mbrojtur mirë dhe një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve, por me imagjinatën e fëmijëve tanë”.