string(119) "samiti-europian-rama-mendojne-se-duhet-te-isha-shkarkuar-se-nuk-ia-dola-te-bashkoja-shqiperine-me-be-shume-kohe-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:28

Samiti Europian, Rama: Mendojnë se duhet të isha shkarkuar se nuk ia dola të bashkoja Shqipërinë me BE shumë kohë më parë

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 13:28

Kryeministri Edi Rama ka komentuar fushatën elekotrale dhe rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa ka qenë më e pranishme se kurrë. Jo si një çështje që krijon ndasi, por një deklaratë e përbashkët identiteti, jo si një listë politikash por si një përgjërim i thellë për përkatësi, si një fat i bashkëndarë.

Ja pse është kaq kënaqësi që fushata u përqendruar tek këto fjalë, Europë, identiteti përkatësi. Fitoi më shumë se 52% të votave. Për mikun tim të dashur këtu Kirs, ishte një rezultat i ngjashëm me referendumin e Brex, por me role të përmbysura.

52% për ne për të mbetur, apo në rastin tonë për tu bashkuar.

48% i mbetur i votuesve nuk janë euroskeptikë, por eurooptimistë të painformuar që mendojnë që duhet ë isha shkarkuar meqë nuk ia dola kohë më parë të kisha bashkua Shqipërinë me BE”, u shpreh kreu i qeverisë.