string(63) "mickoski-qytetaret-po-jetojne-veshtire-por-shpresa-po-rikthehet"

Maqedoni

Gazeta Express

16/05/2025 12:04

Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet

Maqedoni

Gazeta Express

16/05/2025 12:04

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për Euronews, u fokusua edhe në gjendjen ekonomike në Maqedoni dhe standardit jetësor të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët po jetojnë vështirë, ashtu si edhe banorët e tjerë të rajonit, por ajo që bën dallimin sipas tij, është se po rikthehet shpresa.
“Qytetarët jetojnë vështirë, ashtu si i gjithë rajoni, por ajo që bën ndryshimin nga një vit më parë është se më në fund po rikthehet shpresa se mund t’ia dalim”, tha Mickoski.

“Parametrat që janë arritur këtë vit janë shumë të qarta. Në vitin 2024, një miliard e dyqind e pesëdhjetë e pesë milionë euro investime të huaja direkte. Maqedonia është vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për banor në Evropë. Inflacioni në muajin mars është 2.7% në nivel vjetor, ndërsa në nivel mujor 1.3%, që do të thotë deflacion. Madje edhe shporta e konsumit që e përllogarit sindikata ka ulje çmimesh në krahasim me vitin e kaluar. Muaji prill ishte 2.6%, ndërsa në nivel mujor 0.6%. Pagat po ashtu po rriten nga 9 deri në 10% në nivel vjetor”.