string(69) "disa-serbe-protestojne-para-palestres-sportive-ne-mitrovicen-e-veriut"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 10:48

Disa serbë protestojnë para palestrës sportive në Mitrovicën e Veriut

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 10:48

Para palestrës sportive në Mitrovicën e Veriut, e cila u mbyll dje me vendim të Komunës së Mitrovicës së Veriut, u mbajt një protestë nga fëmijët që stërviteshin atje, prindërit e tyre dhe trajnerët. Para palestrës ishin të pranishëm edhe pjesëtarë të policisë.

Para palestrës u mblodhën fëmijë, prindër dhe trajnerë të klube të ndryshme, të cilët deri dje e kishin përdorur këtë hapësirë për aktivitetet e tyre sportive

Dje me vendim të Komunës së Mitrovicës së Veriut kjo palestër u mbyll, ndërsa zyrtarët e tyre ndërruan bravat dhe urdhëruan punonjësit që të largohen nga objekti.

Të rinjtë sportistë dhe trajnerët e tyre deklaruan se një veprim i tillë nga autoritetet komunale “është mohimi i të drejtës së fëmijëve për t’u marrë me sport”. Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat dhe nga qëllimi për ta kthyer palestrën te sportistët e këtij qyteti. Protesta e radhës është paralajmëruar për të hënën.

Gjatë tubimit para palestrës ishin të pranishëm pjesëtarë të Policisë, ndërsa protesta kaloi në mënyrë paqësore.