Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po pret ardhjen e liderëve europianë në Tiranë në një mot me shi.
Me një çadër në dorë, Rama qëndron në tapetin e kuq, ndërsa në sfond u dëgjua kënga “Zjerm” e Shkodrës Elektronike, e cila po e përfaqëson Shqipërinë në Eurovisionin e sivjetmë.
Deri më tani në Tiranë ka arritur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, si dhe kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.
Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:
– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës
– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve
BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Express/