string(42) "dean-huijsen-blerja-e-pare-e-real-madridit"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 16:40

Dean Huijsen, blerja e parë e Real Madridit

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 16:40

Real Madridi është pranë finalizimit të transferimit të mbrojtësit të Bournemouth, Dean Huijsen, pasi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 50 milionë funte në kontratën e tij.

Reprezentuesi i Spanjës, 20-vjeçar, është afër arritjes së marrëveshjes për kushtet personale me klubin madrilen, duke refuzuar disa oferta për të qëndruar në Angli.

Klauzola e lirimit në kontratën që Huijsen kishte nënshkruar më pak se një vit më parë me Bournemouth do të aktivizohet nga Real Madridi, ndërsa pagesa do të bëhet në tre këste. Dy klubet e mëparshme të lojtarit do të përfitojnë nga kjo marrëveshje – Juventusi do të marrë 10%, ndërsa Malaga 5% të shumës totale.

Sipas burimeve të shumta të BBC Sport, marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Real Madridi ka synuar që transferimi të përfundohet para Kupës së Botës për Klube që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në SHBA.

Huijsen kishte në tavolinë deri në shtatë oferta, përfshirë interesimin nga klubet e Premier League si Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Newcastle, por zgjodhi të rikthehet në Spanjë, ku është rritur dhe ka luajtur për akademinë Costa Unida CF në Marbella si dhe ekipin e të rinjve të Malagës.

Xabi Alonso, trajneri i Bayer Leverkusen që pritet të zëvendësojë Carlo Ancelottin në stolin e Real Madridit, ka pasur rol kyç në këtë vendim, duke e bërë prioritet transferimin e një mbrojtësi të ri.

Huijsen iu bashkua Bournemouthit verën e kaluar nga Juventusi për një shumë prej 12.6 milionë funte. Ai ka regjistruar 34 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon dhe ka shënuar 3 gola.

Ky do të jetë transferimi i dytë nga Premier League te Real Madridi këtë verë, pasi edhe Trent Alexander-Arnold i Liverpoolit pritet të transferohet në kryeqytetin spanjoll.