string(78) "plas-grushti-ne-nje-qender-numerimi-ne-tirane-vezhguesi-godet-kryetarin-e-kzaz"

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 15:25

Plas grushti në një qendër numërimi në Tiranë, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ

Shqiperi

Gazeta Express

15/05/2025 15:25

Një incident i rëndë është regjistruar sot në qendrën e numërimit të votave në Kashar, Tiranë, gjatë procesit të zgjedhjeve në Shqipëri. Kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) është goditur me grusht nga një vëzhgues i kandidatit Orlando Rakipi, pas një përplasjeje për një votë të kontestuar.

Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar një situatë tensioni që solli ndërprerjen e menjëhershme të numërimit. Sekretari i KZAZ, Remzi Memedi, ka bërë kallëzim zyrtar në komisariat për incidentin.