string(66) "tete-lojtare-te-nominuar-per-cmimin-lojtari-i-vitit-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 13:53

Tetë lojtarë të nominuar për çmimin “Lojtari i Vitit” në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

15/05/2025 13:53

Tre futbollistë të Liverpoolit, kampion i freskët i Anglisë, dy nga revolucioni Nottingham Forest, një nga Newcastle United, një nga Brentford dhe një nga Arsenali.

Janë këta tetë lojtarët magjikë që do të garojnë për çmimin “Lojtari i Vitit” në Premierligë për sezonin 2024/25, përcjell “Gazeta Express”.

Prej tyre, tre janë “outsider”.

Emrat e të nominuarve janë: Ryan Gravenberch, Mohamed Salah e Virgil van Dijk nga Liverpooli, Morgan Gibbs-White e Chris Wood të Nottinghamit, Alexander Isak i Newcastlet, Bryan Mbeumo i Brentfordit e Declan Rice i Arsenalit.

Ka kohë deri më 19 maj për të votuar për më të mirin.

Në javën e ardhshme do të zbulohet emri i fituesit, njoftojnë mediat angleze. /Gazeta Express