string(101) "palaco-dhe-humbes-rusia-shperthen-me-ofendime-ndaj-zelenskyt-pas-komentit-te-tij-per-delegacionin-rus"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 12:23

“Palaço dhe humbës”: Rusia shpërthen me ofendime ndaj Zelenskyt pas komentit të tij për  delegacionin rus

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 12:23

Pas deklaratës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e cilësoi delegacionin rus në Turqi,si “figurantë”, nuk ka vonuar edhe një përgjigjje e ashpër nga Moska.

BBC raporton se zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse i ka reaguar Zelenskyt duke thënë se, “një palaço dhe një humbës po flet për njerëz të respektuar.”

Kujtojmë se më herët, zyra e presidentit ukrainas lëshoi një deklaratë zyrtare ku theksoi se Kievi ka dërguar një “delegacion të nivelit të lartë që mund të përgatisë vendime të nevojshme”, ndërsa ka shtuar se, “fatkeqësisht, Rusia ka dërguar një delegacion të nivelit të ulët me mandat të paqartë.”

Ukraina poashtu ka njoftuar se do të publikojë hapat e ardhshëm për bisedimet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Bisedimet në Stamboll vijnë në një moment të rëndësishëm për përpjekjet diplomatike mes dy vendeve për paqe, ndonëse përfaqësimi rus është parë si një tregues i mungesës së seriozitetit nga ana e Kremlinit.