string(123) "bajrami-pas-deklarates-se-deputetes-se-ldk-se-skemi-bere-trysni-e-as-skemi-kerkuar-qe-te-votohet-ne-ndonje-forme-te-caktuar"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 11:19

Bajrami pas deklaratës së deputetes së LDK-së: S’kemi bërë trysni e as s’kemi kërkuar që të votohet në ndonjë formë të caktuar

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 11:19

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në deklarimin për media pas seancës në Kuvend është pyetur për deklaratën e djeshme të bashkëpartiakes së saj, deputetes Serbeze Kabashi-Muçaj, e cila tha se është “e padrejtë që përgjegjësia për zhbllokimin institucional t’i lihet vetëm një partie”.

Bajrami sot tha se qëndrimin e LDK-së e kanë mbështetur të gjithë deputetët dhe se si parti s’kanë bërë trysni ndaj askujt.

“Nuk kemi bërë trysni as s’kemi kërkuar garanci nga deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së. Nuk kemi kërkuar që të votohet në formë të caktuar. Ka qenë qëndrim i partisë që ka pasë përkrahje nga të gjithë deputetët. Konsideroj që postimi ka qenë publik, mënyra të ndryshme është interpretuar”, tha Bajrami.

Deputetja e re e LDK-së dje tha se përgjegjësia për të dalë nga kriza është e përbashkët e të gjitha partive.

“Është e pakuptimtë dhe e padrejtë që përgjegjësia për zhbllokimin institucional t’i lihet vetëm një partie, kur procesi është kolektiv dhe çdo deputet mban një mandat që i buron nga qytetarët, jo nga aritmetika politike. Përgjegjësia për të çuar vendin përpara është e përbashkët, ashtu siç është edhe dëshira e qytetarëve për stabilitet, rend dhe zhvillim”.

“Subjektet politike duhet të reflektojnë. Asnjë kalkulim afatshkurtër nuk duhet të mbajë peng asnjë ditë më shumë të ardhmen e vendit. Ne nuk kemi të drejtë t’i zhgënjejmë qytetarët me mosveprim. Ata na kanë zgjedhur për të zgjidhur, jo për të bllokuar”, tha dje ajo./Express/