Memli Krasniqi, deputet dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është prononcuar pas dështimit të seancës për konstitumin e kuvendit, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë se kjo është e tepërt dhe se e i ka bërë thirrje sërish Albin Kurtit që ta ndërroj kandidaten, Albulena Haxhiun, për kryetare të Kuvendit.
‘‘Pengmarrjes institucionale të cilën po e realizon Lëvizja Vetëvendosje, me bllokimin që po ia bën jo vetëm konstituimit të kuvendit por edhe krijimit të institucioneve. Fiks një muaj më parë jemi mbledhur këtu të gatshëm për ta konstitu kuvendin dhe jemi një muaj më vonë dhe jemi në bllokadën të cilën partia që ka dalë e para vazhdon ta mbajë. Kjo është e tepërt, unë edhe një herë i bëj thirrje deputetit Albin Kurti që ta ndërroj kandidaten e cila herë merr 55 e herë 56 e herë 53 vota, sepse nuk i ka marrë nuk i merr e as nuk do t’i merr 61. Është e pakuptueshme se si mund të jetë kushdo kandidat më i rëndësishëm se gati 1 milion qytetarë që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, e pashembullt, s’ka ndodh asnjëherë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress