string(95) "zemaj0-per-ngercin-ne-kuvend-situaten-e-ka-krijuar-vv-ja-askush-sdeshiron-te-bashkepunoje-me-te"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 10:30

Zemaj për ngërçin në Kuvend: Situatën e ka krijuar VV-ja, askush s’dëshiron të bashkëpunojë me të

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 10:30

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është prononcuar para fillimit të tentativës së 16 për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se Lëvizjes Vetëvendosjes i takon që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë edhe se ka një tentativë për kapjen e Kuvendit.

‘‘Ka një tentativë edhe të kapjet të institucionit të Kuvendit, kjo është e dëmshme edhe për vetë zhvillimet që janë në Kosovë.. Partia e parë e ka për obligim që të ofrojë një mundësi të re për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit por edhe të qeverisë së ardhshme. Zgjedhjet e kanë dhënë këtë rezultat, ndërsa situatën e ka krijuar LVV-ja që siç duket askush nuk dëshiron që të bashkëpunojë me të’’, ka thënë ai. /GazetaExpres