Tashmë që janë numëruar më shumë se 2/3-at e votave preferenciale në qarkun e Tiranës është publikuar dhe numri i votave që ka marrë ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili në këto zgjedhje garonte në siglën e Koalicionit Euroatlantik.
Në listën e të dhënave në faqen zyrtare të KQZ shihet se pas 815 kutive të numëruara në kryeqytet nga 1282 në total, Lulzim Basha ka marrë 888 vota. Pas tij në renditje për nga numri i votave renditet Pëllumb Seferi dhe Shemsi Prençi.
Përpara zgjedhjeve, kur u publikuan dhe listat, Lulzim Basha tërhoqi kandidatët nga lista e sigurt dhe u shpreh se në Kuvendin e ri do të hyjë vetëm ai që merr më shumë vota, por mesa duket askush nuk arriti t’i fitojë ato.