Një ceremoni ngritjeje flamuri u mbajt djenë selinë e misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, në Camp Film City, Prishtinë, për të mirëpritur Republikën e Sllovakisë si vend kontribuues me trupa.
KFOR njofton se tani përbëhet nga mbi 4700 trupa nga 33 vende kontribuese, gjashtë prej të cilave janë bashkuar në vitin e gjysmë të fundit, përfshirë Francën dhe Portugalinë – në janar dhe shtator 2024 përkatësisht – si dhe Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën muajin e kaluar.
“Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, kryesoi ceremoninë. Ai mirëpriti personelin sllovak dhe theksoi se ky shtim i ri është një dëshmi e prekshme e përkushtimit të palëkundur të Aleancës Atlantike ndaj sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal”, thuet në njoftim.
KFOR rithekson se vazhdon të kontribuojë për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin tij, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.